Java nis me reshje shiu e bore në Kosovë

Java nis me reshje shiu e bore në Kosovë

Gjatë fillimit të kësaj jave në Kosovë parashihet të mbajë mot i ftohtë dhe rënie e temperaturave që tashmë në disa pjesë të vendit kanë sjellë reshjet e borës, që pritet edhe në pjesë tjera.

Moti sot pritet të mbajë kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu që pritet të shndërrohen në borë. Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në -1 °C.

Dita e martë do të jetë mëngjesi me ngrica, gjatë ditës pjesërisht me vranësira e intervale me diell. Temperaturat do të luhatën prej -2 deri në 2 °C.

Të mërkurën pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira me reshje bore e shiu. Temperaturat do të sillen nga 0 deri në 4 °C.

/Motilokal.com