Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira e reshje të dobëta lokale shiu, ndërsa në zonat malore në pjesët perëndimore dhe veriore me fjolla bore. Në fund të ditës dhe gjatë natës për shkak të temperaturave të ulëta do të ketë kushte për reshje bore në pjesët veriore dhe në vendet më të larta. Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 10 °C.
Dita e martë do të mbajë mot pjesërisht i vranët me intervale me diell. Në fund të ditës dhe gjatë natës në pjesët perëndimore do të ketë reshje shiu, kurse në male dhe në vendet më të larta borë. Temperaturat pritet të lëvizin prej 1 deri në 4 °C.
E mërkura do të jetë me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të luhatën prej 0 deri në 3 °C.

/Motilokal.com
