Dëbora arrin deri në 10 centimetër trashësi – ARRSH apel shoferëve për kujdes në rrugët e ngrira

Dëbora arrin deri në 10 centimetër trashësi – ARRSH apel shoferëve për kujdes në rrugët e ngrira

Reshjet e dëborës që kanë filluar gjatë natës, kanë bërë që zonat e larta në Korçë, Dardhë dhe Voskopojë, të mbulohen nga bora e madhe.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, trashësia e dëborës ka arritur në 5 deri në 10 centimetra.

Rrugët janë të pastra, por ndërkohë u bëhet apel drejtuesve të automjete që të kenë kujdes, për shkak të lagështirës në rrugë.

ARRSH njofton se të gjithë kontraktorët kanë qenë në gadishmëri dhe është bërë pastrimi i rrugës dhe hedhja së kripës

“Qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë, në akset e tjera të vendit nuk ka pasur reshje.Drejtuesit e mjeteve, që zgjedhin të kalojnë në këto akse të tregohen të kujdesshëm për shkak të prezencës së lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së./Motilokal.com