Mbi 50 mijë euro dëme të shkaktuar nga përleshja mes tifozëve të Prishtinës dhe Trepçës në basketboll

Mbi 50 mijë euro dëme të shkaktuar nga përleshja mes tifozëve të Prishtinës dhe Trepçës në basketboll

Prishtina dhe Trepça janë takuar mbrëmë (11.12.2022) në finalen e Superkupës së Kosovës, në një ndeshje që la shije të hidhur në një situatë vështirë që po ballafaqohet shteti i Kosovës me bandat në veriun e Mitrovicës.

Ky takim pati përleshje të mëdha mes dy palë tifozëve Plisave dhe Torcidave.

Ka qenë një përleshje e madhe ku pati edhe të lënduar si nga Policia e Kosovës, ashtu edhe nga dy tifozëritë.

Megjithatë dëmi i bërë mbrëmë nga tifozët ka qenë jashtëzakonisht i madh.

Këshilltarja komunale e LDK-së në Kuvendin e Prishtinës, Fiknete Bejta, ka vizituar sallën e Pallatit e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, ku mbrëmë u zhvillua finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll, mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Ajo ka publikuar disa foto, teksa ka shkruar se dëmi i shkaktuar nga tifozët është i madh në vlerë prej 50 mijë eurove.

“Vizituam, Sallën e Sportit në Pallatin e Rinisë e cila u dëmtua mbrëmë nga huliganët gjatë lojës së finales së Kupës së Kosovës. Përveç dëmeve fizike që kanë pësuar disa policë, janë dëmtuar rëndë tribunat e palestrës së vogël në Pallatin e Rinisë, dyert, xhamat mbrojtës dhe parketi. Kjo sallë është rinovuar rishtas nga NPL”Pallati i Rinisë” dhe dëmi llogaritet të jetë minimumi 50 mijë euro”, ka shkruar Bejta.

/Motilokal.com