Nënshkruhet një Memorandum për menaxhimin e mbeturinave në rajonin e Prishtinës

Nënshkruhet një Memorandum për menaxhimin e mbeturinave në rajonin e Prishtinës

Kryetarët e komunave të rajonit të Prishtinës nënshkruan të hënën memorandum mirëkuptimi për zhvillimin e një Plani Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave.

“Na duhet pra edhe përcaktimi dhe ndihma prej Ministrisë së infrastrukturës dhe përcaktimi i hapësirës për deponim të cilat janë të dizajnuara në mënyrë të mirëfilltë. Të cilat na mundësojnë që edhe në nivelin lokal pastaj të fillojmë iniciativa për ndarjen e mbeturinave se për momentin nuk ka sensibilitet që iniciativat që i kemi në planifikim me i fillu pa i krijuar kushtet në nivel qendror, pra të caktojmë deponitë”, tha Rama.

Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Linda Çavdarbasha tha se menaxhimi i Integruar i Mbeturinave është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë së Republikës së Kosovës pasi që synon që sektorin e menaxhimit të mbeturinave ta orientoj tek ekonomia qarkore si objektivë kryesore e strategjisë për vitet në vijim.

“Në këtë aspekt, komunat e Republikes së Kosovës kanë punuar dhe kontribuar jashtëzakonisht shumë në ofrimin e shërbimeve bazike duke mundësuar që të përmbushen kushtet përmes mbulueshmerisë së territorit dhe duke krijuar qëndrueshmëri financiare nga inkasimi i plotë”, u shpreh ajo.

Tutje ajo theksoi se niveli qendror ka nevojë për atë lokal në mënyrë që të arrijë objektivat, pasi që ne krijojmë politika për orientim strategjik dhe komunat  janë shtylla kryesore për implementimin e tyre.

“Andaj, jemi të lumtur që sot komunat në regjionin e Prishtinës nënshkruan memorandum bashkëpunimi ndërkomunal për menaxhim të integruar të mbeturinave. Falënderoj partnerët tanë ndërkombëtarë, zyrën e BE-së në Kosovë dhe Qeverinë Gjermane përmes GIZ për mbështetjen e parezervë dhe bashkëpunimin në lehtësimin e zhvillimit të këtyre proceseve”, tha znj. Çavdarbasha.

Stefan Mager, menaxher i projektit në këtë organizatë, tha se kjo ngjarje shënon hapin e parë drejt realizimit të plotë të projektit.

“Këto hapa shënojnë fillimin e procesit të detajuar teknik dhe politik për krijimin e planit të menaxhimit të integruar të mbeturinave dhe gjithashtu angazhohen për zhvillim apo zotohen për zhvillim në të ardhmen”, tha Mager.

Krahas memorandumit të mirëkuptimit, kryetarët e komunave të rajonit të Prishtinës nënshkruan edhe Marrëveshjen për Bashkëpunim Ndërkomunal për punë të përbashkët në sektorin e menaxhimit të mbeturinave.

/Motilokal.com