Shtimes, vihet gurthemeli për ndërtimin e Observatorit dhe Planetariumit të parë në Kosovë

Shtimes, vihet gurthemeli për ndërtimin e Observatorit dhe Planetariumit të parë në Kosovë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, së bashku me kryetarin e Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe profesorin Milaim Rushiti në fshatin Rashincë sot kanë vendosur gurthemelin e ndërtimit të Observatorit dhe Planetariumit të parë në Kosovë.

Vlera totale e këtij projekti do të jetë 310.000 euro, në bashkëfinancim mes MASHTI-t dhe Komunës së Shtimes.

Me këtë rast, kryetari Aliu tha se do të investohet edhe në rregullimin e infrastrukturës rrugore si asfaltimi dhe ndriçimi afër objektit.

Kurse, ministrja Nagavci tha se MAShTI do të ofrojë mbështetjen e nevojshme për realizimin e këtij projekti, që do të shërbejë për zhvillim të aktiviteteve mësimore dhe jashtëmësimore të nxënësve, vizita studimore, demonstrime dhe realizim të aktiviteteve tjera hulumtuese nga fusha e astronomisë.

/Motilokal.com