Dëbora zbardh Dibrën

Dëbora zbardh Dibrën

Sot disa pjesë të Shqipërisë janë zbardhur nga reshjet e dëborës. Dëbora ka mbuluar edhe Peshkopinë dhe qarkun e Dibrës. Nga reshjet e mëdha ka patur vështirësi edhe në qarkullimin rrugor.


Ndërsa në disa njësi administrative bora ka arritur deri 15 centimetra. Reshje të shumta bore kanë rënë në Lurë, Kala të Dodës, Reç dhe Arras dhe të Zerqanit.

Sipas njoftimeve rruga nacionale Maqellarë – Peshkopi ka patur probleme me qarkullimin e automjeteve ku kanë mbetur të bllokuar për disa orë./Motilokal.com