Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira e reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave apo stuhive të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Në periudha afatshkurtra dhe lokalisht në zonën e veriut dhe qendër këto reshje do të jenë të rrëmbyeshme shoqëruar me erë të fortë. Në zonat malore priten edhe reshje bore. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 10 deri në 15 °C.
Dita e enjte pritet të jetë mot me pjesërisht me vranësira e intervale me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 13 deri në 17 °C.
/Motilokal.com
