Studim: Ndryshimet klimatike do të nxisin krizat humanitare në vitin 2023

Studim: Ndryshimet klimatike do të nxisin krizat humanitare në vitin 2023

Ndryshimet klimatike do të përshpejtojnë krizat humanitare në mbarë botën në vitin 2023, duke shtuar problemet e krijuara nga konfliktet e armatosura dhe rëniet ekonomike, sipas një studimi të Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit (IRC).

Agjencia, me bazë në Nju Jork e udhëhequr nga ish-politikan i Mbretërisë së Bashkuar, David Miliband, theksoi se numri i njerëzve në nevojë humanitare është rritur në dekadën e fundit, duke iu afruar 339.2 milionë kundrejt 81 milionëve të parë në 2014.

Ndryshimet klimatike janë ndër faktorët kryesorë që përshpejtojnë emergjencat humanitare, vuri në dukje IRC, pavarësisht faktit se 20 vendet në listën e saj vëzhguese të urgjencës si Haiti dhe Afganistani kontribuojnë vetëm 2% në emetimet globale të CO2.

“2022 ka treguar se roli i ndryshimeve klimatike në përshpejtimin e krizës globale humanitare është i pamohueshëm”, theksohet në raport.

Ai vuri në dukje periudha të gjata rekord të shirave, të cilat kanë "sjellur pasiguri katastrofike ushqimore në Somali dhe Etiopi" dhe kanë vrarë mijëra persona në Pakistan.

IRC gjithashtu paralajmëroi se duhet të "investohet në mënyrë më proaktive në parandalimin dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike".

Ndërkohë, pasiguria ushqimore është tashmë e përhapur për shkak të konfliktit në rritje, si dhe krizës ekonomike të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës dhe pandemia e koronavirusit, tha ai.

Për më tepër, hendeku midis nevojave humanitare dhe financimit të tij është rritur në një deficit global prej 27 miliardë dollarësh që nga nëntori 2022.

“Donatorët po dështojnë të përgjigjen në mënyrë proporcionale”, thuhet në raport. "Rezultati është se komunitetet e prekura nga kriza nuk janë në gjendje të kenë akses në shërbimet që u nevojiten për të mbijetuar, rikuperuar dhe rindërtuar."

Studimi i titulluar "Lista e vëzhgimit të urgjencës 2023", gjithashtu theksoi se numri i njerëzve të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre është rritur në më shumë se 100 milionë sot, nga 60 milionë në 2014.

/Motilokal.com