Përkeqësimi i motit/ Drejtoria Detare paralajmëron për stuhi dhe era të forta në zonat bregdetare

Përkeqësimi i motit/ Drejtoria Detare paralajmëron për stuhi dhe era të forta në zonat bregdetare

Drejtoria e Përgjithshme Detare nëpërmjet një njoftimi bën me dije se pritet të ketë përkeqësim të motit duke filluar nga dita e sotme.

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se moti do të përkeqësohet për datën 14-15-16 dhjetor 2022 duke filluar nga ora 12:00 date 14 dhjetor. Era do të fryjë në drejtimin Jug-Jug-Lindje me forcën 5-7bft dhe me shpejtësi 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra”, thuhet në komunikatë.

Tutje theksohet se më qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

Drejtoria Detare njofton po ashtu se përmirësimi i situatës meteorologjike do të jetë pas datës 17 dhjetor 2022 ora 16:00.

/Motilokal.com