Gjenden dy personat e humbur në malet e Lubotenit

Gjenden dy personat e humbur në malet e Lubotenit

Janë gjetur dy personat për të cilët u raportua se kishin humbur pasi janë ndarë nga grupi i tyre i hiking-ut.

Lajmin për gjetjen e dy personave e ka dhënë “Klubi Alpin Prishtina”, në faqen e saj në Facebook, ku ka treguar se personat e gjetur janë shëndosh e mirë.

“Ju njoftojmë se janë gjetur dy personat e humbur në malet e Lubotenit. Janë plotësisht në gjendje të mirë dhe pas pak nisemi për Prishtinë. I falënderojmë Policinë e Kosovës, Ekipin e FSK, punonjësit e Pylltarisë së Kaqanikut, si dhe gjithë ata që kontribuuan në këtë kërkim/shpëtim”, thuhet në njoftimin e “Klubi Alpin Prishtina” në Facebook./Motilokal.com