Rruga e Arbrit kthehet në liqen pas reshjeve të shiut

Rruga e Arbrit kthehet në liqen pas reshjeve të shiut

Rruga e Arbrit mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës vijon të këtë problem për drejtuesit e automjeteve. Sa herë ka reshje shirash kjo pjesë e rrugës përmbytet për shkak të mosfunksionimit të kanaleve kulluese anësore.

Mbrëmjen e kaluar uji në rrugë ka arritur në një lartësi të konsiderueshme duke penguar qarkullimin e automjeteve por edhe të këmbësorëve. Drejtuesit e automjeteve thonë se i gjithë aksi i rrugës së Arbrit është me probleme që nga baypassi i Murrizit e deri në Bulqizë.

Rënie gurësh ka patur edhe në segmentin Bulqizë – Maqellarë të rrugës së Arbrit.

/Motilokal.com