Priten reshje shiu dhe vërshime në Kosovë

Priten reshje shiu dhe vërshime në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të shiut gjatë ditës së djeshme (14/12/2022) dhe gjatë orëve të natës, nëpër disa pjesë të Kosovës ka patur vërshime të shpejta.

IHMK paralajmëron se gjatë ditëve në vijim priten reshje shiu dhe mundësi për vërshime në disa zona të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Si pasojë e reshjeve të shiut gjatë ditës së djeshme (14/12/2022) dhe gjatë orëve të natës, nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në pjesën veriore, veri – perëndimore, veri - lindore, lindore etj disa lumenj kryesisht ata me karakter të rrëkeve, kanë paraqitur disa vërshime të shpejta, ndërsa nëpër disa segmente të lumenjve kryesorë janë shkaktuar edhe përmbytje të lokalizuara lumore, të cilët mund të kenë shkaktuar vështirësi dhe probleme, si në rrëshqitje të dheut, mbyllje të kanalizimeve dhe vështirësi të qarkullimit, por edhe përmbytje të tokave bujqësore. Kësaj situate i ka kontribuar edhe shkrirja e borës së rënë ditë më parë. Situata e përgjithshme hidrometeorologjike, është në përmirësim gradual, prandaj edhe gjendja e lumenjve, pritet të stabilizohet gradualisht, por reshjet do të ketë gjatë ditëve në vijim, prandaj në disa zona, përsëri mund të paraqiten probleme me vërshime.

/Motilokal.com