Rritje temperaturash dhe reshje shiu, parashikimi i motit në Shqipëri

Rritje temperaturash dhe reshje shiu, parashikimi i motit në Shqipëri

Moti në Shqipëri parashikohet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Gjatë ditës së sotme dhe fundjavë priten reshje të dendura shiu. Më intensive priten në zonën e veriut. Priten sërish përmbytje për shkak të prurjeve të lumenjve. Në zonat malore mundësi për reshje bore.

Sot parashihet mot pjesërisht me vranësira e reshje të dendura shiu. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 15 deri në 22 °C.

Të shtunën do të mbajë mot me vranësira e reshje në mëngjes, gjatë ditës pjesërisht me re e intervale me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 13 deri në 15 °C.

E diela pritet të mbajë mot pothuajse i kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 12 deri në 16 °C.

/Motilokal.com