Moti në Kosovë, këto janë temperaturat për sot dhe dy ditët në vijim

Moti në Kosovë, këto janë temperaturat për sot dhe dy ditët në vijim

Në Kosovë moti do të vazhdon të mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të lartë, që do të mbajë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell në vende-vende edhe mjegull.

Moti në Kosovë për ditën e sotme do të mbajë mëngjesi me mjegull dhe vranësira kalimtare, ndërsa mesdita me mot të kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga -1 deri në 6 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të jugperëndimit.

Dita e marte do të jetë me mot të kthjellët. Temperaturat do të luhatën prej 1 deri në 8 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 1 m/s në drejtim të perëndim-jugperëndimit.

Edhe dita e mërkure do të mbaj me mot të kthjellët. Temperaturat do të luhaten nga 1 deri në 9 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 1 m/s në drejtim të veriperëndimit./Motilokal.com