Të paktën 21 persona, përfshirë pesë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në Batang Kalim ndërsa 12 rezultojnë ende të zhdukur.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive të Malajzisë, në momentin e rrëshqitjes ishin 94 persona, prej të cilëve 61 arritën të shpëtonin ndërsa 12 janë rezultojnë ende të zhdukur.

Operacioni i kërkim-shpëtimit u pezullua gjatë natës për shkak të motit të keq dhe rifilloi në orën 8:30 të mëngjesit të sotëm, tha shefi i zjarrfikësve dhe shpëtimit të shtetit Selaghor, Norazam.
/Motilokal.com
