Pas vranësira dhe reshjeve të shiut që shkaktuan edhe përmbytje në Shqipëri, kushtet meteorologjike pritet të ndryshojnë. Kjo javë apo edhe i gjithë dhjetori pritet të depërtojë Anticikloni Afrikan mbi rajonin e Ballkanit (dhe një pjesë të Europës qendrore).
Ky depërtim i pazakontë ose i rrallë nuk do të sjellë mot “përvëlues” (e zakonshme në stinën e verës) por padyshim mot të kthjellët dhe temperatura relativisht pak gradë më lartë se të zakonshmet e dimrit (vetëm vlerat e mesditës).
Në këtë mënyrë për të gjithë javën moti parashikohet i kthjellë në të gjithë territorin si dhe vranësira të paka kalimtare në relievet malore në lindje. Mëngjes priten të jenë me mjegulla në zonat luginore dhe ato fushore.
Sot parashikohet të mbajë mot i kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 14 °C.
Ditë e martë pritet të jetë me mot të kthjellët. Temperaturat do të luhatën prej 7 deri në 13 °C.
Të mërkurën parashihet të mbajë mot i kthjellët e me diell. Temperaturat do të sillen nga 7 deri në 12 °C.

/Motilokal.com
