Shëngjini goditet nga erëra të forta dhe reshjet e shiut

Shëngjini goditet nga erëra të forta dhe reshjet e shiut

Pas të nxehtit afrikanë që ishte goditur vendi ynë nga temperaturat e larta. Sot disa pjesë të Shqiperisë janë goditur nga erëra të forta dhe reshje të mëdha të shiut.

Sot, për më shumë se dy orë, Shëngjini është përfshirë nga një stuhi e fortë të shoqëruara me reshje të shiut, e cila ka shkaktuar dëme të shumta materiale.

Shumë tenda lokalesh, xhama automjetesh, por edhe karrige e tavolina janë rrëzuar nga era, e cila ka qenë tepër e fortë.

Një prej banorëve thotë e nuk e kanë parë ndonjëherë një stuhi të tillë.

“Në momentin që ka ndodh stuhia ne ishim duke mbyllur tendat, jemi trembur shumë. Ka pasur pak dëme tek biznesi dhe tek makinat, por shyqyr që nuk pasur dëme në njerëz”, është shprehur një prej qytetarëve. /Motilokal.com

Moti i keq me stuhi i nje nate me pare ka sjelle probleme ne Shengjin. Sende.mp4