Ujësjellësi Prishtina: T'i ruajmë burimet tona ujore

Ujësjellësi Prishtina: T'i ruajmë burimet tona ujore

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” përmes një postimi në faqen e saj ka bërë thirrje që të ruhen burimet ujore, veçanërisht ato nga të cilat furnizohemi me ujë të pijshëm.

“Të gjithë jemi përdorues të ujit të pijshëm andaj, në të njëjtën kohë jemi edhe përgjegjës për ruajtjen dhe mbrojtjen e burimeve ujore, në veçanti të liqeneve akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badovci prej nga, të gjithë ne furnizohemi me ujë të pijshëm në banimet tona”, shkruan në njoftimin e KRU “Prishtina”,

Më tej thuhet se akumulacionet tona varen direkt nga reshjet atmosferike dhe po ashtu nga mbretja e tyre prej nesh. T'i ruajmë burimet tona ujore./Motilokal.com