Rosa mandarinë fotografohet në liqenin e Tiranës

Rosa mandarinë fotografohet në liqenin e Tiranës

Rosa mandarinë (Aix galericulata), një specie e veçantë është fotografuar në liqenin e Tiranës.

“Rosa Mandarinë” është një specie me prejardhje nga Azia Lindore dhe ka një madhësi trupore 41 deri në 49 cm, mirëpo nëse i hap krahët madhësia e trupit arrin deri në 75 cm.

Ajo shquhet për nga kombinimi i ngjyrave të bukura të pendlave dhe karakteristikat trupore, e sidomos pjesa e kokës është tejet interesante.

Rosa mandarinë ushqehet kryesisht me fara dhe bimë, mirëpo dieta e rosës mandarinë përbëhet edhe nga insektet dhe peshqit e vegjël.


/Motilokal.com