Borë e ngricë, kjo është gjendja e rrugëve nga Jugu në Veri

Borë e ngricë, kjo është gjendja e rrugëve nga Jugu në Veri

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) përmes një njoftimi për media informon se situata e rrugëve në të gjithë vendin pas reshjeve të dëborës dhe ngricave në disa pjesë nuk ka problem në qarkullimin e mjeteve dhe në disa tjera duhet edhe zinxhirët.

Sipas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, rajoni Jugor i vendit nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. Në te gjitha akset e tjera të rrjetit kombëtar, qarkullimi kryhet normalisht, pa zinxhirë.

Njoftim i plotë i ARRSH-së:

Rajoni Verior, aksi Qafë e Buallit-Krastë, u pastrua dhe qarkullohet normalisht, përveç një pjese në segmentin Ura e Cerenecit-Steblevë e konkretisht në Qafë Dragalicë-Steblevë, ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve dhe kontraktraktori po punon për pastrimin e këtij segmenti, në të gjitha akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Rajoni Qendror nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve.

Rajoni Jugor nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve.

Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate.

Vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta./Motilokal.com

Image may contain: outdoor

Image may contain: outdoor

Image may contain: sky, outdoor and nature

Image may contain: outdoor and water