Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës përmes një komunikate ka njoftuar se sot ka filluar pastrimi i hapësirës publike, përreth njërës prej rrugëve më të frekuentuara në kryeqytet e cila ishte shndërruar në deponi mbeturinash nga persona te papërgjegjshëm.
Në njoftim theksohet se kjo hapësirë do të mbyllet për të pamundësuar hedhjen e mbeturinave përmes të cilave po shkatërrohet ambienti bashkë me imazhin e kryeqytetit.
Tutje thuhet se pas përfundimit të pastrimit, lokacioni do të vëzhgohet në vazhdimësi nga Inspektorët e Drejtorisë së Inspekcionit.
Komuna e Prishtinës apelon të qytetarët që ta mbajmë kryeqytetin të pastër.





/Motilokal.com
