Në një studim që synonte të analizonte pemët me ndihmën e teknologjisë së skanimit 3D, u zbulua se pyjet britanike thithin dy herë më shumë karbon nga sa ishte vlerësuar më parë.
Gjatë hulumtimit, laserët u përdorën për të hartuar pothuajse një mijë pemë në Wytham Forest në Oxfordshire dhe gjithashtu u zbulua se pemët veçanërisht të pjekura luajnë një rol kyç në luftën kundër ndryshimeve klimatike.
Llogaritjet e sakta të sasisë së karbonit të absorbuar në pyjet e Britanisë mund të ndihmojnë në informimin e vendimmarrjes dhe të zbulojnë dëmin real të shkaktuar nga humbja e pyjeve. Para teknologjisë së skanimit 3D, druri mund të analizohej vetëm duke e prerë, megjithatë, tani për çdo dru përdoren harta që krijohen me laser, pas së cilës krijohet modeli. Në këtë mënyrë, shkencëtarët mund të llogarisin sasinë e karbonit të përthithur në trungun dhe degët e pemës dhe në rastin e pyjeve në Britani, të dhënat treguan dyfishin e sasisë së vlerësuar më parë.

Përveçse janë ekosisteme të rëndësishme, pyjet e shëndetshme largojnë dioksidin e karbonit nga atmosfera, i cili ngroh planetin. Çdo kilometër katror i humbur pyll do të thotë dy herë më shumë reduktim në kapacitetin e heqjes së karbonit në krahasim me vlerësimet e mëparshme.
"Kjo ka implikime të rëndësishme për të kuptuarit tonë të dobisë së mbrojtjes së pemëve kur bëhet fjalë për ndryshimet klimatike. Vlera e pemëve të mëdha të rritura është pothuajse e paçmuar dhe humbjet duhet të parandalohen me çdo kusht. Pemët e mëdha janë jashtëzakonisht të rëndësishme", thanë shkencëtarët.
/Motilokal.com
