Ndotja e ajrit në shkallë të rrezikshme sonte në Prishtinë

Ndotja e ajrit në shkallë të rrezikshme sonte në Prishtinë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se po përcjell në vazhdimësi nivelet e larta të ndotjes së ajrit në Kosovë.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) i cili bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës sonte ajri është jashtëzakonisht i ndotur në Prishtinë.

Duke analizuar situatën aktuale Instituti Kombëtar rekomandon:

1. Të reduktohen daljet në qytet dhe në vendet me ajër të ndotur sidomos në mëngjes dhe mbrëmje për personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat;

2. Qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për ajrosjen e dhomave.

3. Personat e ndjeshëm nga sëmundjet respiratore që pashmangshëm duhet të dalin në aktivitetet e tyre jashtë shtëpisë të përdorin maska mbrojtëse ose të mbulojnë gojën e hundën me shall.

4. Të reduktohet pirjen e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e domosdoshmërisht ndalimi i duhanpirjes brenda hapësirave të banimit, punës, shkollave dhe spitaleve.

5. Grupet e popullatës së rrezikuar me sëmundje kronike pulmonare, zemrës, pacientët astmatik dhe të prirur për alergji, të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna rekomandohet që të kalojnë më shumë kohë në mjedise me nivele të ulëta të ndotësve, të tilla si malet dhe vendpushime të shëndetshme.

/Motilokal.com