Prezantohet versioni më i fundit i Bugatti Chiron

Prezantohet versioni më i fundit i Bugatti Chiron

Bugatti ka zbuluar Chiron-in më të fundit dhe ndoshta më të diskutueshëm, Chiron Profilée.

Është një model unik i bazuar në modelin Pur Sport, i cili ishte Chiron më i lehtë dhe më i fokusuar në pista. Ai kishte rrota magnezi, marshe më të shkurtra dhe një spoiler të madh të pasmë, dhe iu deshën 2.3 sekonda për të përshpejtuar nga 0 në 100 km/h.

Por klientët e Bugatti-t duan gjithmonë më shumë, ndaj kërkuan një veturë që kombinon pamjen dinamike të modelit Pur Sport me një estetikë paksa "më të butë" dhe kështu lindi Profilée.

Në vend të krahut të pasmë të ngritur me gjatësi të plotë, ka një spoiler të integruar që ende krijon 80 për qind të forcës rrëzuese të Pur Sport. Shpejtësia maksimale e modelit Pur Sport është 351 km/h, dhe Profilée e re 380 km/h. Krahu i ri i pasmë ka një funksion të dyfishtë, ai jo vetëm që krijon shtytje me sipërfaqen e sipërme, por edhe kullon ajrin e nxehtë me sipërfaqen e poshtme.

Profilée mori hyrje më të gjera ajri, një grilë më të madhe në formë kapuçi për të përmirësuar ftohjen dhe ka gjithashtu një ndarës të ridizajnuar të përparmë. Shasia është gjithashtu e ndryshme dhe është diku mes asaj të modeleve Sport dhe Pur Sport. Sustat janë 10 për qind më të ngurtë në krahasim me Sportin, ndërsa boshti i pasmë ka një kamerë negative 50 për qind më të madhe. Qëllimi është një përshtatje më e mirë pa kompromentuar rehatinë.

Vetura pritet të fuqizohet nga një motor 8.0 litërsh Quad-turbo W16 që jep 1479 kf dhe 1600 Nm çift rrotullues.

Profilee unike do të dalë në ankand në Paris më 1 shkurt dhe një pjesë e të ardhurave do të dhurohet për bamirësi.

/Motilokal.com