Temperatura minimale, ngrica e në disa vende reshje borë. Të gjithë drejtuesit e mjeteve që ndodhen në segmente rrugore ku paraqitet vështirësi duhet të kenë parasysh disa këshilla për mbarëvajtjen e udhëtimit të tyre dhe për t’u ndjerë të sigurt.
Pra, nëse vozitni, ka disa gjëra që duhet të mbani mend në mënyrë që të qëndroni të sigurt.
Jini të kujdesshëm. E keni bërë gati automjetin tuaj?
Besoj se jo, sepse rënia borës shpeshherë të zë papritur dhe ndërrimi i gomave nga verore në dimërore zakonisht në Shqipëri është proces i rrallë. Si rënia e borës në 70% të akseve rrugore është gjë e rrallë.
Nëse keni pneumatikë universale ose dimërore atëherë jemi në rregull. Edhe kur rruga është me dëborë. Nëse penumatiket tuaj universalë kanë shënimin “M+S” me shenjën “e malit me tre pika”, atëherë përpara!
Por përsëri kujdes, me Kodin Rrugor jeni në rregull, por me “kurthet e borës dhe të akullit” kujdes.
Nëse keni goma verore me mirë evitoni udhëtimin në akset rrugore me borë.
Frena dhe gaz shumë i ngadaltë
Çdo vend me borë, ai i kupton ndryshimet që bëni më ngadalë. Pra, mendoni në lëvizje të ngadaltë dhe goditni frenat shumë më herët. Gjithashtu, mbani distanca edhe më të mëdha nga makinat përpara.
Kontrolloni gjithmonë sipërfaqen e rrugës
Nëse udhëtoni, rruga mund të ndryshojë. Kushtojini vëmendje shumë të madhe për të shmangur copa akulli ose pengesa të mundshme.
Kthesat më të ngadalta të jetës suaj
Këtu nuk frenoni gjatë kthimit. Shtypeni përpara se të fillojë kthesa.
Prisni më gjatë në semafor
Kur bëhet e gjelbër ose kur jeni në STOP, mos e filloni menjëherë. Prisni edhe pak për t’u siguruar që askush nuk do të vijë për shkak të mungesës së dukshmërisë.
/Motilokal.com
