Të paktën 8 persona humbin jetën në aksidente nga reshjet intensive të borës në Japoni

Të paktën 8 persona humbin jetën në aksidente nga reshjet intensive të borës në Japoni

Të paktën 8 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në aksidentet dhe fatkeqësitë e shkaktuara nga reshjet intensive të borës në pjesë të ndryshme të Japonisë.

Sipas televizionit shtetëror NHK, reshjet e borës të cilat janë efektive në pjesët veriore dhe perëndimore të vendit që nga fundi i javës, kanë ndikuar negativisht jetesën.

Në një deklaratë nga Agjencia e Menaxhimit të Zjarrit dhe Fatkeqësive (Shobocho), 8 persona kanë humbur jetën dhe 45 të tjerë janë plagosur në aksidentet dhe fatkeqësitë e shkaktuara nga reshjet intensive të borës në të gjithë vendin.

Për shkak të reshjeve të borës ka patur edhe ndërprerje të energjisë elektrike dhe ndërprerje në udhëtimet e trenave të shpejtë.

Zyrtarët e meteorologjisë thonë se trashësia e borës në rajonet Shimane, Hiroshima, Kochi dhe Hokkaido është mbi normalen e stinës dhe se pritet që reshjet e borës të vazhdojnë.

Ndërkohë bllokimi i trafikut në autostrada është rreth 30 kilometra.

Në rajonet bregdetare me Detin e Japonisë (Detin Lindor) është bërë thirrje që të sigurohen fillimisht ushqimet bazë dhe të mos dilet jashtë nëse nuk është e detyrueshme.

/Anadolu Agency/Motilokal.com