Aksionet e Tesla-s kanë rënë sërish dhe ky është një lajm shumë i keq për Elon Musk, pasi investitorët u kapën nga paniku kur çmimi i automjeteve të tij elektrike luksoze u ul në SHBA dhe Kanada dy herë në tre javë.
Gjiganti i teknologjisë tani ka filluar të ofrojë zbritje prej 7,500 dollarësh në automjetet Model 3 dhe Model Y të dorëzuara këtë muaj, duke nxitur shqetësimet se kompania po përballet me zbutjen e kërkesës ndërsa ekonomitë ngadalësohen.
Çmimi prej 83,220 dollarë Model Y dhe 67,451 dollarë Model 3 nuk është ulur në Mbretërinë e Bashkuar, por njerëzit që blejnë një të tillë këtë muaj, do të marrin 9656 kilometra mbushje falas.
Aksionet e Tesla ranë 8.9 për qind në “Wall Street” mbrëmë, duke i çuar humbjet që nga kulmi në nëntor të vitit të kaluar, në gati 70 për qind.
/Motilokal.com
