Njohësi i ujërave: Badovci nuk rrezikohet vetëm nga objektet e banimit por edhe nga pompat e benzinës

Njohësi i ujërave: Badovci nuk rrezikohet vetëm nga objektet e banimit por edhe nga pompat e benzinës

Njohësi i ujërave dhe njëherit Këshilltar për Politika Ujore në Këshillin Ndërministror për Ujërat në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Baton Begolli përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pas lajmit se në Liqenin e Badovcit do të ndërtohet një kompleks banimi.

Ai ka thënë se ndërtimet në zonën e parë (10 m) ndalohen, e qartë. Por edhe në zonën e 2 dhe 3 ujore janë disa kufizime që përkufizojnë veprimtaritë që mund të shkaktojnë pasoja në resursin ujor (https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=15796). Nuk është vetëm distanca por lloji i aktivitetit, e që një lagje banimi prek në disa prej tyre.

Më tej ai tha se Ministria e Mjedisit (MMPH) duhet me i mbrojt resurset ujore edhe ashtu të pakta dhe të rrezikuara, e të ndikuara nga ndryshimet klimatike. A po e vëreni thatësinë dhe shpeshtësinë e tyre viteve të fundit? Ministria pra duhet të jetë së pari avokate e resurseve ujore e jo e bizneseve e mendësisë tuxhareske që ka kap shoqërinë tonë.

“Ku donë me marr ujin? A do të trajtohen ujërat e zeza? Si do të mblidhen dhe trajtohen ujërat atmosferike? Si do të bëhet grumbullimi dhe deponimi i mbeturinave?”, ka pyetur Begolli.

Sipas Begollit Badovci nuk rrezikohet vetëm nga ky kompleks i planifikuar por edhe nga pompat e benzinës në hyrje të liqenit (drejtim Gjilan - Prishtinë), në mos më shumë. Prandaj me këtë harxh është mirë me bë presion në MMPH ta trajton edhe këtë. Ky trendi i 'pëlqimeve mjedisore' nga MMPH, që fatkeqësisht po funksionon më tepër si arsyetim për veprim degradues, duhet të ndërpritet.

Begolli ka mbështetur edhe iniciativën për mbrojtjen e Liqenit të Badovcit duke thënë: “nuk mundem ta shpjegoj mjaftë me fjalë çfarë kënaqësie ndiej prej këtij mobilizimi qytetar për mbrojtje të Badovcit. Me vite, një pakicë, kërkojmë përkrahje nga donatorët për aktivizim qytetar / shoqëri civile për sektorin e ujërave e kënaqësia po është më e madhe kur e sheh që kjo po bëhet me vet-vullnet, vet-iniciativë./Motilokal.com