Hulumtime shqetësuese për Antarktidën: Rreth 2/3 e specieve rrezikohen të zhduken

Hulumtime shqetësuese për Antarktidën: Rreth 2/3 e specieve rrezikohen të zhduken

Dy të tretat e specieve të Antarktidës , përfshirë pinguinët perandorë, kërcënohen me zhdukje ose rënie të konsiderueshme të popullsisë deri në vitin 2100 për shkak të ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes progresive të planetit.

Këto të dhëna alarmante theksohen nga kërkimet e reja që përmbledhin prioritetet për mbrojtjen e biodiversitetit të kontinentit.

Studimi, i cili është rezultat i një bashkëpunimi ndërkombëtar midis shkencëtarëve, fiziologëve dhe politikëbërësve nga 28 institucione në 12 vende, ka identifikuar pinguinët perandorë si speciet më të rrezikuara të zhdukjes në Antarktidë, ndërsa speciet e tjera detare duket se kanë të njëjtin fat si zogjtë.

Madje pinguinët perandorë klasifikohen si specie të rrezikuara nga SHBA për shkak të krizës klimatike.

“Deri në 80% e kolonive të pinguinëve perandorë parashikohet të jenë pothuajse të zhdukur deri në vitin 2100, një rënie e popullsisë që vlerësohet në mbi 90%, me rritjen e zakonshme të emetimeve të gazrave serrë”, theksojnë ekspertët.

Hulumtimi u botua në revistën Plos Biology dhe ekspertët zbuluan gjithashtu se zbatimi i 10 strategjive kryesore të menaxhimit të kërcënimeve paralelisht, që do të kushtonin rreth 23 milionë dollarë në vit, mund të shpëtonin deri në 84% të specieve të Antarktidës.

/Motilokal.com