Moti për ditët e para të javës në Shqipëri parashikohet të jetë në ndikimin e kushteve meteorologjike të ngrohta, falë erërave jugore. Pritet të mbizotërojë mot me kthjellime e vranësira të cilat hera herës në veriperëndim dhe bregdet do të marrin karakter deri të dendur.
Gjatë këtyre ditëve, do të ketë reshje të përkohshme më intensitet të ulët kryesisht në veriperëndim e bregdet. Në lugina gjatë orëve të mëngjesit do të ketë prezencë të mjegullës.
Sot parashikohet të mbajë mot i kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 17 °C.
Dita e martë pritet të jetë me mot pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën prej 9 deri në 16 °C.
Të mërkurën parashihet të mbajë mot me kthjellime dhe vranësira, mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat do të sillen nga 9 deri në 15 °C.

/Motilokal.com
Fotografia: Abdulla Diku
