Mot kryesisht i qëndrueshëm parashihet të karakterizoj e gjithë javën e fundit të vitit 2022. Gjatë këtyre ditëve priten edhe vranësira e riga lokale shiu. Në ultësira do të ketë prezencë të mjegullës.
Moti sot pritet të mbajë i kthjellët e me diell. Mëngjesi dhe mbrëmje me mjegull në ultësira. Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 11 °C.
Dita e martë do të jetë mëngjesi me mjegull, gjatë ditës pjesërisht me vranësira e riga lokale shiu. Temperaturat do të luhatën prej 5 në 11 °C.
Të mërkurën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat do të sillen nga 2 deri në 8 °C.

/Motilokal.com
Fotografia: Albert Krasniqi
