Java e fundit e vitit 2022 parashihet të mbajë me mot stabil, kryesisht me vranësira e diell dhe në ultësira mjegull.
Edhe pse tani jemi në stinën e dimrit, por dimri i vërtetë ende nuk ka mbërritur. Bora që kishte zbardhur bjeshkët e Kosovës dhe Shqipërisë tashmë edhe është shkrirë.
Sipas parashikimit të Motilokal.com ditët më diell pritet të na shoqërojnë deri në fund të vitit dhe fillimin e vitit 2023.
Dita e 31 dhjetorit 2022 parashihet të mbajë mot pjesërisht me re paradite, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët, ndërkaq natën kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 9 °C, në viset malore 0 deri në 5 °C.
Moti në Shqipëri për ndërrimin e viteve do të mbajë kryesisht i kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën prej 10 deri në 16 °C, ndërsa në viset malore 2 deri në 11 °C.
Sipas parashikimeve meteorologjike me 31 dhjetor në Maqedoninë Veriut do të mbajë mot pjesërisht me re në mëngjes, pasdite i kthjellë. Temperatura priten të sillen prej 3 deri në 8 °C.
Mot i kthjellët e me diell parashikohet të mbajë në Mal të Zi. Temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 15 °C.
Për t’i parë temperaturat për secilin qytet ju lutem vizitoni www.motilokal.com që të njoftoheni me të rejat e fundit rreth motit.
/Motilokal.com
