Moti për ditën e sotme dhe të enjte në Shqipëri

Moti për ditën e sotme dhe të enjte në Shqipëri

Shqipëria sot pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura si dhe mjegull në lugina. Reshjet e shiut do të bëhen të pranishme të herëpashereshme me intensitet të ulët në pjesën veriore, bregdetare dhe lokalisht në qendër. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 8 deri në 15 °C.

Dita e enjte pritet të jetë mot me pjesërisht me vranësira paradite dhe pasdite pothuajse i kthjellët, mundësi për reshje të lehta shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 14 °C.

/Motilokal.com