Të paktën 25 të vdekur nga përmbytjet vdekjeprurëse në Filipine

Të paktën 25 të vdekur nga përmbytjet vdekjeprurëse në Filipine

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve që goditën Filipinet ditët e fundit.

Dhjetëra u evakuuan nga shtëpitë e tyre pasi shirat e rrëmbyeshëm përmbytën fshatra, qytete dhe autostrada të tëra, duke ndërprerë festimet në vendin me shumicë katolike me 110 milionë banorë.

Sipas agjencisë kombëtare të fatkeqësive, më shumë se 81,000 njerëz u është dashur të qëndrojnë në strehimore.

Në provincën e Misamis Occidental dhe në ishullin Mindanao, të paktën trembëdhjetë njerëz kanë humbur jetën, shumica e tyre u mbytën, tha agjencia. Pjesa tjetër e viktimave u regjistruan në shtatë provinca të tjera.

/Motilokal.com