Qeveria e Kosovës miraton Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar ‘Bjeshkët e Nemuna’

Qeveria e Kosovës miraton Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar ‘Bjeshkët e Nemuna’

Në mbledhjen e 116-të të Qeverisë është miratuar Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, i cili ka për qëllim të mundësojë arritjen e synimeve dhe objektivave strategjike, përmes ndërmarrjes së veprimeve, masave dhe aktiviteteve të planifikuara në Plan.

Po ashtu është miratuar vendimi për shqyrtimin Publik dhe Planin për Menaxhimin e Pellgjeve Lumore.

Tutje në njoftim thuhet se është miratuar vendimi preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish shoqërore të “Kooperativa Bujqësore Podujevë”, të cilat prona janë të  nevojshme për realizimin e Projektit: Ndërtimi i “Zonës Ekonomike Industriale”, Zona Kadastrale Livadicë, Komuna e Podujevës.

/Motilokal.com