Komuna e Prishtinës njofton për dëmet e shkaktuar nga shiu dhe kërkon nga qytetarët të thërrasin për ndihmë në numrat emergjentë

Komuna e Prishtinës njofton për dëmet e shkaktuar nga shiu dhe kërkon nga qytetarët të thërrasin për ndihmë në numrat emergjentë

Pas disa jave me temperatura të larta, Kosova është përfshirë nga stuhi dhe reshje të mëdha të shiut. 

Sot, Komuna e Pishtinës, ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të shiut që ka rënë gjatë ditës së djeshme dhe sot, janë shkaktuar disa probleme në disa pjesë të qytetit.

"Ju njoftojmë se të gjitha ekipet e shërbimeve publike, inspekcionit dhe kompanitë e kontraktuara nga komuna janë në terren për të lehtësuar pjesët e prekura nga këto reshje", thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Ndërsa në njoftimin e Komunës thuhet se ekipet e angazhuara për mirëmbajtjen e rrugëve kanë bërë intervenimet e nevojshme në ujëmbledhësit e kanalizimit atmosferik dhe në pastrimin e rrugëve konform përgjegjësive që ka Drejtoria e Shërbimeve Publike.

"Kemi arritur t’i minimizojmë problemet në qarkullim në pikat kyçe, jemi duke pastruar vazhdimisht dhe jemi në gadishmëri për çfarëdo intervenimi tjetër sipas nevojës", thuhet në njoftim.

Komuna e Prishtinës kërkon nga qytetarët që të thërrasin në numrat emergjncës pa pagesë 080012233 dhe 080012244. /Motilokal.com/