Policia Rrugore apel shoferëve: Kujdes gjatë vozitjes, mjegulla ka mbuluar Juglindjen

Policia Rrugore apel shoferëve: Kujdes gjatë vozitjes, mjegulla ka mbuluar Juglindjen

Në mëngjesin e sotëm juglindja është mbuluar nga mjegulla. Për këtë Policia Rrugore ka kërkuar nga drejtuesit e automjeteve që të bëjnë kujdes, pasi shikimi në kushte të tilla është i kufizuar.

Policia Rrugore ka kërkuar kujdes më të shtuar në rrugët nacionale aty ku dhe fluksi i mjeteve është më i madh.

Për të parandaluar aksidentet në këto akse sektori i qarkullimit ka shtuar patrullat e policisë./Motilokal.com