Rinovimi i shtëpisë dhe moti

Rinovimi i shtëpisë dhe moti

Përgatiti: Shkëlzen Rrecaj

Pavarësisht nëse rinovimi i shtëpisë suaj përfshin lyerjen, vendosjen e dyshemesë, suvatimin e mureve ose montimin e çatisë, moti mund të ndikojë në përshpejtimin, ashtu dhe në vonesat e kryerjes së punëve. Vapa e madhe, i ftohti ose lagështia mund të ndryshojnë kohën e punimeve ose të tharjes, kështu që të gjitha rinovimet e shtëpisë është mirë që t’ia përshtatni ndryshimeve të stinës.

Rinovimi i shtëpisë është një nga momentet më emocionuese për një pronar shtëpie. Pra, duke e bërë shtëpinë tuaj gjithçka që keni imagjinuar të jetë. Brengat kryesore për këdo që ndërmerr këtë hap janë buxheti, afati kohor dhe mënyra se si do të ndryshojë hapësira.

Siç mund t'ju njoftojë një punëkryes me përvojë, ju duhet të jini goxha fleksibël si në buxhet, ashtu dhe në elementet e projektimit. Së pari, materialet e projektimit që përzgjidhen në fillim të projektit mund të dështojnë, ashtu siç edhe ardhja e tyre mund ta vonojë projektin me disa ose javë. Së dyti, çdo liri veprimi me buxhetin varet nga niveli i punës që kërkohet. Nëse thjesht e ndryshoni finalizimin e punëve, dyert/dritaret dhe ia ndërroni vendin oxhakut, maksimumi mund të ndodhë një vonesë financiare si rezultat i pritjes së materialeve. Sa më i thjeshtë të jetë projekti, aq më shumë ka të ngjarë të përfundojë në kohë. Por punët që kërkojnë ndërhyrje në hidraulikë, elektrikë, apo shembjen e mureve kërkojnë më shumë kohë. Kontraktorët që zgjidhni mund të jenë të talentuar dhe efikas, madje edhe mund t’i prisni derisa të lirohen, por ata nuk mund ta parashikojnë afatin e përfundimit të punëve, ngase nuk e dinë se çfarë do të gjejnë pasi t’i hapin muret dhe dyshemenë ose kur të shohin nga afër tubacionet dhe instalimet elektrike. Përhapja e dëmimeve, erozioni nga nxehtësia, ndryshkja e gypave, shfaqja e mykut që mund të ketë ndodhur si mungesë e ajrosjes së shtëpisë janë disa prej problemeve me të cilat përballen punëkryesit. Këto probleme mund të kenë ndodhur si rezultat i ndërtimit dhe rinovimeve shkel e shko, kalimit të viteve dhe efektit të motit. Kur jemi te moti, duhet pasur parasysh se ai luan një rol të madh në projektin tuaj të rinovimit të shtëpisë. Për punëkryesin, moti ka ndikim të drejtpërdrejtë në përmbushjen e detyrimeve brenda afateve. Sidoqoftë, ai duhet ta ketë parasysh llojet e materialeve që përdor gjatë rinovimit të shtëpisë.

Përdorimi i drurit

Druri është jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj lagështirës. Në mot të lagësht dhe të nxehtë, dërrasat e drurit i thithin avujt e ujit nga ajri dhe bymehen, duke krijuar vendosje të pasakta dhe duke lënë boshllëqe kur ato të tkurren përsëri. Ngjashëm, në mjedise të thata dhe të ftohta, druri tkurret dhe më vonë mbingarkohet kur bymehet përsëri.

Ekspertët këshillojnë që gjatë instalimit të dyshemesë, drurin ta përshtatin me atmosferën e shtëpisë së re dhe të lejojnë që druri të reagojë dhe të vendoset në gjendjen e re. Për drurin e fortë, nivelet ideale të lagështisë variojnë midis 35 dhe 55 %.

Çdo normë më e ulët ose më e lartë shkakton që druri të reagojë në mënyrë drastike dhe e pengon projektin tuaj të rinovimit.

Temperatura

Përzierjet dhe materialet e përdorura në rinovime, duke përfshirë bojërat, izolatorët dhe ngjitësit, kanë kërkesa specifike të temperaturës për të ofruar aplikim optimal dhe produkte përfundimtare të pacenuara. Moti i ngrohtë ndikon në bojën e jashtme në shumë mënyra, duke përfshirë krijimin e vijave dhe veshjeve jounike.

Tharja e stukos dhe ngjitësve në temperatura ekstreme ose të ftohta rrit po ashtu rrezikun e plasaritjes dhe forcimit jo të duhur. Nevoja për të pasur temperaturën e duhur për përzierje (stuko, gjips…), bojëra, etj. nuk sigurojnë vetëm aplikimin e duhur,  por edhe garantojnë funksionalitet të optimizuar, duke ju lejuar të përfitoni nga konzervimi i përzierjes dhe gama e materialeve të shtuara, si rezistenca ndaj ujit dhe mbrojtja nga dielli.

Vonesat në ndërtim

Përveçse ndikon në cilësinë e rinovimit, moti ndikon edhe tek ata që punojnë në projekt. Disa kushte atmosferike krijojnë rreziqe sigurie dhe rrethana të rënduara pune, duke çuar në vonesa në ndërtim.

Rrufeja, shpejtësia e madhe e erës, shiu, bora dhe ekstreme të tjera të tjera të motit, i vënë punëtorët në rrezik në punët nga mbulimi i çatisë e deri tek vendosja e themeleve të shtëpisë tuaj. Përveç rritjes së rreziqeve të sigurisë, vonesat në ndërtim lindin gjithashtu për shkak të vështirësive në udhëtim, materialeve të komprometuara dhe sikletit të përgjithshëm.

Prandaj, është i rëndësishëm planifikimi i kohës së kryerjes së punimeve. Pranvera dhe fillimi i verës janë kohë të shkëlqyera për të kryer rinovimin e shtëpisë tuaj, sepse është e ngrohtë dhe ju mund të punoni pa e pasur shqetësimin e reshjeve.

Dëmtimi i pajisjeve

Shumë projekte rinovimi kërkojnë përdorimin e mjeteve të rënda si sharrat, trapanët, turjelat, etj. Shumica e këtyre pajisjeje janë shumë të ndjeshme ndaj dëmtimit në kushte të caktuara, si nxehtësia e lartë, shiu dhe temperaturat e ulëta.

/Motilokal.com