Cikloni i borës që shkaktoi dhjetëra të vdekur në SHBA pritet të shkaktojë ndryshime në temperaturën e Europës.
The Guardian raporton se vendi që do të preket më së shumti është Britania e Madhe pasi do të regjistrohen rënie të temperaturës, shi dhe erëra të forta.
Të mërkurën shërbimi meteorologjik i Britanisë lëshoi një paralajmërim të verdhë për shira të dendur nga ora 3 e mëngjesit të së premtes dhe për 15 orë. Zyra e Meteorologjisë tha se shiu i dendur mund të shkaktojë përmbytje.
Sipas meteorologut Simon Partridge, tha se moti i lagësht dhe me erë po shkaktohej nga cikloni i bombës në SHBA. Partridge shtoi se moti në Britani nuk do të jetë aq i rëndë sa ishte në SHBA.
Në të vërtetë, cikloni po ndikon vetëm në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të ndikimit të tij në rrjedhën e rrymave të Atlantikut të Veriut.
“Ajo që ka pasur (cikloni bombë) është të forcojë rrjedhën e rrymave, sepse rryma në thelb nxitet nga ndryshimet e temperaturës, shtoi Partridge. "Pra, sa më i fortë të jetë ndryshimi i temperaturës midis skajit verior të tij dhe skajit jugor, aq më i fortë bëhet rryma."
Ai tha se efekti goditës për Mbretërinë e Bashkuar është moti i lagësht dhe me erë gjatë 7 deri në 10 ditët e ardhshme.
/Motilokal.com
