Kjo është vetura e cila funksionon me karburant të prodhuar nga mbetjet plastike

Kjo është vetura e cila funksionon me karburant të prodhuar nga mbetjet plastike

Kompania legjendare italiane e automobilave, “Bertone”, prezantoi superveturën e saj më të fundit e cila punon me karburant të prodhuar nga mbetjet plastike.

Vetura sportive quhet “Bertone GB110” dhe përdor një lëndë djegëse speciale, e cila prodhohet si pasojë e konvertimit të materialeve të polikarbonatit që zakonisht gjendet te shishet plastike në karburant të lëngshëm.

Sipas drejtuesve, vetura e re është një “vepër arti” dhe me një identitet tërësisht të pakrahasueshëm me paraardhëset e saj.

Bertone GB110 do të jetë me seri të limituar dhe do të prodhohen vetëm 33 të tilla, për të shënuar 110-vjetorin e krijimit të kompanisë. Bertone u themelua në vitin 1912 nga projektuesi i automobilave Giovanni Bertone, por në vitin 2014 kompania shpalli falimentin.

/Motilokal.com