Shqipëria nis vitin me dridhje të tokës

Shqipëria nis vitin me dridhje të tokës

Dita e parë e vitit 2023 nis me një dridhje të lehtë të tokës. Sipas Instituti i Gjeoshkencave rreth orës 11.29 një tërmet me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter ka dridhur Shqipërinë.

Sipas IGJEO epiqendra ishte në 7 kilometra në lindje të Bulqizës dhe 44 kilometra në verilindje të Tiranës.

Thellësia e tërmetit raportohet të jetë rreth 13 kilometra nga sipërfaqja e tokës.

/Motilokal.com