Në qytetin e Londrës janë vendosur tre lloje të pemëve që thithin ajrin e ndotur. Këto pemë janë quajtur “pemë qyteti”, të cilat thithin dioksidin e karbonit.
Ato janë të bëra nga myshku dhe thith substancat e dëmshme. Pemët kanë sistemet e tyre të ujitjes dhe për mbledhjen e të dhënave mjedisore që më vonë mund të përdoren për të luftuar ndotjen.
Këto pemë mund të thithin 275 herë më shumë substanca të dëmshme sesa një pemë natyrale. Kjo është arsyeja pse konsiderohet një agjent efektiv kundër ndotjes së ajrit.
Përveç kësaj, myshku mund të thithë një sasi të madhe të lagështisë dhe të ftohë ajrin, shkruan Daily Mail.
Struktura të ngjashme kanë qenë më parë të vendosura në qytete të tjera - përfshirë Berlinin dhe Hong Kongun./Motilokal.com