Së shpejti hapet sezona për ski në Brezovicë?

Së shpejti hapet sezona për ski në Brezovicë?

Viti 2022 përfundoi me mot pothuajse pranveror në Kosovë, me pak ditë borë në zonat malore që pas reshjeve të shiut dhe ditëve të ngrohta u shkri.

Edhe fillimi i vitit 2023 filloi me mot me diell e temperatura pranverore. Por ky trend jo i zakonshëm pritet të ndryshojë se paku në viset malore apo.

Për të pasionuarit pas sporteve dimërore si ski që në Kosovë njihet Brezovica dhe Arxhena në Brod të Dragashit priten lajme të mira pasi nga data 7 janar parashihen reshje bore.

Më 8 janar në Brezovicë priten reshje të dendura të borës që do të vazhdojnë edhe ditëve pasuese.

Reshje bore priten edhe në bjeshkët e Rugovës dhe Brodit.

Ngrohja globale po e prek edhe vendin tonë që me shpresë presim dimrin e vërtetë.

Motilokal do ju mbajë të informuar me lajme dhe fotografi të bukura nga bjeshkët e Kosovës.

/Motilokal.com