Ditët e para të vitit nisin me diell e temperatura të ngrohta në Shqipëri

Ditët e para të vitit nisin me diell e temperatura të ngrohta në Shqipëri

Java e parë e janarit në Shqipëri parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Megjithatë, duke filluar nga fundi i javës Anticikloni Afrikan fillon tërheqjen nga vendi ynë ndërsa pritet të depërtojnë masa ajrore të lagështa dhe të paqëndrueshme.

Në këtë mënyrë nga dita e hënë deri ditën e mërkurë moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare.

Sot parashikohet të mbajë mot i kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 11 deri në 16 °C.

Dita e martë pritet të jetë me mot kryesisht të kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën prej 7 deri në 14 °C.

Të mërkurën parashihet të mbajë mot pjesërisht me re paradite dhe pasdite me kthjellime. Temperaturat do të sillen nga 7 deri në 14 °C.

/Motilokal.com