A do të vijojnë ditët me diell? Ja si parashikohet moti javën e parë të janarit në Kosovë

A do të vijojnë ditët me diell? Ja si parashikohet moti javën e parë të janarit në Kosovë

Mot kryesisht i qëndrueshëm parashihet të karakterizoj javën e parë të vitit 2023. Gjatë këtyre ditëve pritet të mbajë mot kryesisht me diell e mjegull në ultësira.

Moti sot pritet të mbajë kryesisht me diell. Mëngjesi dhe mbrëmje me mjegull në ultësira. Temperaturat do të lëvizin nga 2 deri në 9 °C.

Dita e martë do të jetë mëngjesi me mjegull, gjatë ditës kryesisht me kthjellime dhe diell. Temperaturat do të luhatën prej 3 në 11 °C.

Të mërkurën pritet të mbajë orëve të mëngjesit me mjegull, ndërsa gjatë ditës me vranësira e intervale me diell. Temperaturat do të sillen nga 2 deri në 8 °C.

/Motilokal.com

Foto: Jeton Isufi