Regjistrohen temperatura rekord në Alpet e Zvicrës

Regjistrohen temperatura rekord në Alpet e Zvicrës

Zvicra regjistroi temperaturat e saj më të larta të janarit në veri të Alpeve të dielën, termometri arriti në 20.2 gradë Celsius në qytetin Delemont.

MeteoSwiss, shërbimi kombëtar i motit dhe klimës në Zvicër, tha se rekordet e të nxehtit të janarit u regjistruan në disa stacione monitorimi në anën veriore të maleve të Alpeve, për shkak të erërave të ngrohta nga jugperëndimi.

"Për herë të parë, 20 gradë Celsius në janar në anën veriore të Alpeve!", ka postuar MeteoSwiss në Twitter.

Temperatura 20.2 gradë Celsius e regjistruar në Delemont ishte për shkak të erërave të buta jugperëndimore të kombinuara me efektin Foehn, një erë e thatë, e ngrohtë, e pjerrët në anën e kundërt të një vargmalesh malore, që dilte nga malet Jura, tha agjencia.

Temperaturat në Delemont ishin më shumë se 16 gradë mbi mesataren që prej viteve 1991-2020 për fillimin e vitit.

Delemont është kryeqyteti i rajonit veriperëndimor Jura, i cili kufizohet me Francën.

Në Vevey në liqenin e Gjenevës, njerëzit pritnin në radhë për akullore, ndërsa në vetë Gjenevë, notarët morën pjesë në zhytjen tradicionale të Vitit të Ri në liqen.

Rekordi i mëparshëm i temperaturës në janar në Zvicrës për Alpet veriore ishte 19.4 gradë Celsius, i regjistruar më 12 janar 1993 në Lucern.

Temperatura më e lartë e janarit e regjistruar ndonjëherë diku në Zvicër ishte 24.0 gradë Celsius, e regjistruar në anën jugore të Alpeve në rajonin e Ticino, në vitin 1944 në Lugano dhe në 2007 në Locarno-Monti.

Në principatën e vogël të Lihtenshtajnit fqinj me Zvicrën, e mbuluar gjithashtu nga MeteoSwiss temperaturat arritën 20.0 gradë Celsius në kryeqytetin Vaduz të dielën.

Kjo vendosi një rekord të ri të nxehtësisë së janarit në stacion, duke mposhtur 19.0 gradë Celsius të regjistruar më 22 janar 1997.

/Motilokla.com