Kometa që kaloi për herë të fundit pranë tokës në kohën kur Neandertalët ecnin mbi të, si proto-njerëz, do ta bëjë këtë përsëri më 1 shkurt 2023.
Bëhet fjalë për kometën “C/2022 E3 /ZTF/”, e cila ka qenë në “lagje” 50 mijë vjet më parë.
Në fillim të shkurtit do të kalojë pranë Tokës në një distancë prej 41.8 milionë kilometrash. Aktualisht është rreth 178 milionë kilometra larg Tokës.
Edhe pse është mjaft e vjetër për matjen e kohës njerëzore, kometa u zbulua zyrtarisht vetëm në mars të vitit 2022.
Siç raporton Daily Mail, shkencëtarët deklarojnë se kometa ka një ngjyrë të gjelbër dhe një bisht të verdhë të përbërë nga pluhuri.
Astronomët theksojnë se kur kometa të kalojë pranë Tokës, ajo do të jetë e dukshme me sy të lirë, me kusht që ta lejojnë kushtet e motit të 1 shkurtit.
Kometa e fundit që u pa me sy të lirë ishte “Novis”, e cila gëzoi shumë pasionant të astronomisë në korrik të vitit 2022.
/Motilokal.com
