Arritje historike/ Lëshohen në hapësirë satelitët Albania 1 dhe Albania 2

Arritje historike/ Lëshohen në hapësirë satelitët Albania 1 dhe Albania 2

Satelitët Albania 1 dhe Albania 2 kanë nisur rrugën e tyre për në hapësirë. 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Rama përmes një video live në “Facebook” ku monitorohet lëshimi i raketës Falcon 9, që është  misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët , Albania 1 dhe Albania 2.

“Ja dhe kjo, u tha, u bë. Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1 dhe Albania 2”, shkruan kreu i qeverisë.


/Motilokal.com