Rritje e lehtë temperaturash dhe vranësira, ky është moti për sot dhe nesër në Shqipëri

Rritje e lehtë temperaturash dhe vranësira, ky është moti për sot dhe nesër në Shqipëri

Vendi ynë po vazhdon të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët, ku përjashtim bëjnë zonat malore të verilindjes dhe juglindjes ku ka vranësira mesatare dhe mjegull të dendur.

Sipas parashikimit të motilokal.com moti në vendin tonë do të mbajë i kthjellët. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 9 deri në 13 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të veriperëndimit.

Edhe dita e enjte do të jetë me mot të kthjellët. Temperaturat parashihen të lëvizin prej 9 deri në 12 °C. /Motilokal.com